Gjatë konferencës për shtyp në Alaskë, ku nuk u pranuan pyetje nga gazetarët, presidenti i SHBA-ve falenderoi Putinin për qajen dhe i tha se duhet të vijojmë të flasim shumë shpejt, kërkese të cilës Putin iu përgjigj me ftesë, “herën tjetër në Moskë”.
“Do të flasim me ju shumë shpejt dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt”, i thotë ai presidentit rus.
“Herën tjetër në Moskë”, përgjigjet Putin.
Trump thotë “kjo është interesante” dhe shton “Do të kritikohem pak për këtë, por mund ta shoh të mundshme që të ndodhë”.