FLASH :

Video/“Karma e menjëhershme” Hajduti i dyshuar përplaset me policinë dhe përmbyset në ndjekje

Një ndjekje policore në zonën Kensington të Liverpool-it ka përfunduar me skena spektakolare, pasi një hajdut i dyshuar u përmbys me kuad dhe u arrestua. Oficerët filluan ta ndiqnin kur e panë duke shtyrë mjetin pa targa regjistrimi.

Gjatë tentativës për t’u larguar, ai përplasi me qëllim automjetin e policisë, por humbi kontrollin dhe u përmbys në mes të rrugës. Agjentët ndërhynë menjëherë, duke e vënë në pranga në vendngjarje. Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit dhe origjinën e kuadit.