Ish-portieri i Chelseat dhe Arsenalit, Petr Cech, ka njoftuar ndarjen nga bashkëshortja e tij Martina pas 26 vitesh së bashku. Lajmin e bëri publik në Instagram me një deklaratë emocionuese, duke theksuar se mbeten “miqtë më të mirë” dhe krenarë për dy fëmijët e tyre, Damian (16) dhe Adela (17).
Cech dhe Martina u njohën që në gjimnaz në vitin 1999 dhe u martuan në vitin 2003. Të dy fëmijët po ndjekin hapat e tij në futboll – Damian është portier i Fulham-it dhe përfaqësues i Çekisë U18, ndërsa Adela është mbrojtëse e Fulham-it dhe e kombëtares U17 të Çekisë. Cech, i cili ka luajtur mbi një dekadë me Chelsean dhe më pas me Arsenalin, është i njohur për karrierën e tij të shkëlqyer dhe helmetën karakteristike që përdorte pas një dëmtimi serioz në kokë.