Një djalë adoleshent është arrestuar nën dyshimin për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 13-vjeçare. Nxënësja u gjet ‘e papërgjegjshme’ në një shtëpi në Huddersfield, West Yorkshire, të hënën dhe vdiq në spital të nesërmen. Detektivët kanë nisur një hetim për vdekjen e vajzës i cili po trajtohet si ‘i pashpjegueshëm’. Një zëdhënës i Policisë së West Yorkshire tha: ‘Djali 16-vjeçar nga Huddersfield u arrestua nën dyshimin për vrasje dhe përdhunim në lidhje me vdekjen e vajzës në spital në orët e para të mëngjesit të së martës. ‘Vdekja e vajzës aktualisht po trajtohet nga Policia e West Yorkshire si e pashpjegueshme dhe hetimet policore janë duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat.’ Hetimi i policisë filloi pasi shërbimi i ambulancës u thirr në një shtëpi në Sheepridge Road, Huddersfield, të hënën (11 gusht) në mbrëmje, për një raport se një vajzë nuk reagonte.
Media vazhdon:
’13-vjeçarja u dërgua në spital ku fatkeqësisht vdiq në orët e para të mëngjesit të së martës.’ Policia tha se djali 16-vjeçar është arrestuar gjithashtu nën dyshimin për një vepër tjetër të përdhunimit në lidhje me një vajzë 16-vjeçare nga një ‘incident i palidhur diku tjetër në Kirklees’.







