FLASH :

Trump dhe Putin do të takohen në bazën ushtarake në Alaskë mes polemikave për vendndodhjen dhe axhendën e paqartë

Samiti historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin do të zhvillohet të premten në Joint Base Elmendorf-Richardson, në Anchorage të Alaskës, pasi organizatorët u përballën me vështirësi për të gjetur një vend të sigurt dhe të përshtatshëm gjatë sezonit turistik veror. Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, lokacione të tjera në Alaska nuk plotësonin kushtet e sigurisë, ndërsa opsionet evropiane u refuzuan nga Moska për shkak të urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj Putinit.

Trump e ka përshkruar takimin si një “seancë dëgjimi” për të vlerësuar personalisht homologun rus, me një pjesë të bisedës që pritet të zhvillohet vetëm mes dy liderëve dhe përkthyesve të tyre. Samiti po zhvillohet mes mungesës së një axhende të qartë, gjë që ka nxitur kritika nga ish-zyrtarë amerikanë dhe shqetësime nga aleatët evropianë, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të jetë i pranishëm në Alaska.