Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur në Karnataka të Indisë, ku një turist vendas, R. Basavaraju, u shtyp nga një elefant i egër pasi tentoi t’i afrohej për të bërë një selfie. Pamjet, të filmuara nga vizitorë të tjerë, tregojnë momentin kur elefanti ngritë hundën dhe e sulmon turistin, duke kaluar para një makine në lëvizje për ta ndjekur.
Në përpjekje për t’i shpëtuar, Basavaraju rrëzohet në mes të rrugës dhe kafsha e fuqishme e shtyp disa herë, duke i grisur rrobat. Mrekullisht, ai mbijetoi dhe u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda. Autoritetet e gjobitën me 25,000 rupi (rreth 200 £) dhe e detyruan të bëjë një video ku pranon fajin, duke pranuar se nuk kishte njohuri mbi rregullat e sigurisë në zonat e mbrojtura.
Sipas dëshmitarëve, elefanti po hante karota buzë rrugës kur turisti e provokoi me dritën e blicit, duke shkaktuar reagimin agresiv. Departamenti i Pyjeve paralajmëroi se veprime të tilla të papërgjegjshme rrezikojnë jetën e njerëzve dhe nxisin sjellje të paparashikueshme tek kafshët e egra. India është shtëpia e mbi 30,000 elefantëve të egër dhe 60% e popullsisë botërore të elefantit aziatik.


