FLASH :

Rama “irritohet” me kryebashkiakun e Dropullit: “O Dhimo, ça ke? Ke që në fillim që bën gjeste të çuditshme!”

Gjatë përfundimit të fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive të vendit të mbajtur në Durrës, Kryeministri Edi Rama pati një moment tensioni të lehtë me kryetarin e Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli. Rama u ndal te sjellja e këtij të fundit gjatë takimit, duke komentuar se ai kishte bërë “gjeste të çuditshme” gjatë gjithë kohës.

“O Dhimo, ça ke? Ke që në fillim që bën ca gjeste të çuditshme. S’ka ujë në Dropull, ca ke?” – iu drejtua kryeministri Ramа kryebashkiakut të Dropullit.

Ndërhyrja e Ramës solli të qeshura në sallë, ndërsa kryeministri vijoi fjalimin me tone kritike ndaj performancës së disa bashkive, veçanërisht në menaxhimin e shërbimeve bazë si uji dhe mbetjet urbane.

Takimi i Durrësit u zhvillua në kuadër të analizës së performancës së pushtetit vendor, ku u adresuan tema të rëndësishme si reformimi i administratës lokale, ngritja e qendrës digjitale për kontrollin e ndërtimeve pa leje, dhe planet për taksimin e shtëpive të dyta me tarifa më të larta.