Zeqir Kordhoni, pjesë e listës së sigurt për deputetë nga “Shqipëria Bëhet”, ka deklaruar se nuk mban mend që të ketë firmosur për të lënë mandatin.
Ky i fundit ka qenë në atë që konsiderohej si “listë e sigurt” dhe merr në Tiranë mandatin, që në rast se do ta linte do t’i kalonte Adriatik Lapajt.
Por duket se një makineri e sofistikuar elektorale nga kampi qeverisës është vënë në lëvizje për të shuar ëndrrën e Adriatik Lapajt për t’u bërë deputet.
Lapaj dhe Shabani, duke mos dashur të vendosnin veten në lista të sigurta, për të treguar që nuk kanë frikë nga gara, të sigurt se do të korrnin shumë vota personale, garuan në lista të hapura, ndërkohë që vendosën në lista të mbyllura njerëz që i konsideronin të “sigurt”, qoftë dhe kushërinj e familjarë, të cilët më pas do të hapnin krahun nëse këta zgjidheshin deputetë “pa meritë”.
Por ky teknikalitet i kodit duket se po i kthehet në bumerang Lapajt.
Në fakt si zë i fortë dhe orator, Lapaj do ta faktorizonte shumë veten në Parlament dhe mund të nxirrte më tepër deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
E shqetësuar nga kjo situatë, qeveria, e cila se ka qenë më e goditura nga votat që mori Lapaj, ka aktivizuar larot e saj për të bindur Kordhonin që mos të tërhiqet.
Ky i fundit është vetë-deklaruar si punëtor në ndërtimi në formularët e kandidatëve për deputetë.
Lapaj që ka vënë të mirën publike në vend të parë, ka marrë goditjen më të rëndë, pikërisht nga kategoria sociale që dukej se mbronte më tepër.







