Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish Vlorën për të bërë ndalesën e radhës, në një “vizitë” që më shumë i ngjan një shfaqjeje mediatike sesa një angazhimi real shtetëror. I pritur me duartrokitje nga një grup qytetarësh të organizuar, Rama u shfaq mes kamerave duke “monitoruar” punën e kryebashkiakut Ermal Dredha, duke lënë të kuptohet se kontrolli i tij mbi këtë qytet bregdetar nuk ka të bëjë me shtetin, por me spektaklin.
Ndërkohë që nga veriu në jug vendi përballet me përmbytje, zjarre, skandale korruptive dhe kolaps në sektorë kyç, Rama duket se ka ngelur në jug, duke harruar detyrat e tij si drejtues i qeverisë. Burime pranë stafit të tij bëjnë me dije se ndalesa në Vlorë ishte pjesë e rrugëtimit drejt vilës qeveritare të pushimit në Dhërmi, ku Rama pritet të kalojë ditët në vijim. Vizita në Vlorë shërbeu vetëm si ndalesë për show, përpara nisjes drejt bregdetit luksoz.
Kryeministri vijon të sillet si “mbret” që zgjedh ku të shfaqet dhe kujt t’i japë vëmendje, ndërsa qytetarët në pjesën tjetër të vendit përballen me një realitet të vështirë ekonomik dhe social.