FLASH :

Kandidatja e PS në Vlorë bëhet zëvëndës ministre / Ja kishte premtuar Rama publikisht

Më 11 prill 2025, Rama shpalli publikisht kandidaturën e Ina Majkos si gruas së parë rome që kandidohet në një listë deputetësh për Kuvendin e Shqipërisë. Ai e përshkroi këtë si një “hap madhor drejt përfaqësimit real dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve”.

Rama premtoi se nëse Ina Majko nuk mer mandatin e deputetes pas zgjedhjeve të 11 majit, ajo gjithsesi do të bëhet pjesë e qeverisë së re të Partisë Socialiste. Kjo është shprehur qartë nga Rama vetë dhe është përforcuar edhe nga Bledi Çuçi gjatë takimeve me komunitetin rom në Vlorë.

Edhe pse Ina Majko nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputete si përfaqësuese e komunitetit rom në zgjedhjet e fundit, kryeministri Edi Rama ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës.

Sot, Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e saj si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke i dhënë asaj një rol të rëndësishëm institucional në përfaqësimin e komuniteteve në nevojë.

Ja vendimi:

“V E N D O S I:
Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
*
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU”