FLASH :

Pas presidentit Begaj, tashmë edhe kërcënimet e Spiropalit – dridhet Irani

Si duket Spiropali ka ngatërruar Skënderbeun kësaj here, pasi është mësuar t’i bëj lavde Skënderbeut të saj, kryeministrit Edi Rama, harron se Irani është një fuqi rajonale botërore dhe nuk ka lidhje me standardin me të cilin është mësuar Spiropali në politikën e brendshme shqiptare.

Pas Bajram Begajt që nuk ka thënë asnjë fjalë për genocidin në Gaza, denoncoi Iranin për sulmet, ndërkohë që Irani vetëm ju kundërpërgjigj një sulmi dhe nuk sulmoi ai vet, tani kemi dhe Elisa Spiropalin që i bën thirrje Iranit të heqi dorë nga programi bërthamor. Kujtojmë se as kryetarja e Parlamentit, as kreu i qeverisë dhe as Ministria e Jashtme nuk kanë mbajtur një qëndrim kritik ndaj Izraelit për masakrat në Gaza, por ndërkohë dalin në krah të Izraelit për përplasjen mes tij dhe Iranit. Sipas ministrit të Jashtëm Igli Hasani, në një debat televiziv pak ditë më parë me gazetarët, ai u shpreh se qëndrimi që po mban Shqipëria është në përputhje të plotë dhe në një linjë me atë që mban edhe Bashkimi Europian.

Mirëpo kjo është absurde si pretendim, pasi nëse Bashkimi Europian po mban një qëndrim servil apo jo njerëzor ndaj çështjeve të Gazës apo edhe të Iranit që u sulmua si vend sovran nga një shtet i huaj, nuk ka pse edhe Shqipëria të bëhet palë me këtë palacollek që do mbahet mend në histori si rreshtim në krah të së keqes.