FLASH :

Hapen kutitë e para të votimeve në Tiranë; deri tani janë konstatuar vetëm gabime të vogla njerëzore

Procesi i rinumërimit të votave në Tiranë ka zbuluar një fenomen shqetësues: trafikim të votave brenda listës preferenciale të kandidatëve, si pasojë e manipulimeve apo gabimeve në numërimin fillestar.

listën e Partisë Demokratike, kandidati Ilir Alimehmeti, i cili kishte ngritur dyshime për kalimin e votave të tij te rivalët, rezulton të ketë vetëm 4 vota më pak pas rinumërimit. Jorida Tabaku, një nga rivalet e tij në garën për mandatin, ka rezultuar me 11 vota më pak, të cilat do t’i shtohen në mënyrë të drejtë.

Ndërkohë, kandidatë të tjerë si Petrit Doda, Petrit Gjorgji dhe Edit Harxhi kanë përfituar padrejtësisht nga 10 deri në 14 vota, sipas rinumërimit. Ilda Zhulali ka humbur 13 vota, që i janë hequr gabimisht apo qëllimisht në numërimin e parë.

Edhe lista e Partisë Socialiste nuk ka shpëtuar nga parregullsitë. Fatmir Xhafaj ka rezultuar me numrin më të madh të votave të llogaritura gabimisht, ndërsa Kejsi Elezi dhe Sofika Lleshi kanë marrë nga 22 vota të padrejta.

Në garën e ngushtë mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, rinumërimi nuk ka sjellë ndryshim të rezultatit: Xhaçka vijon të mbajë mandatin, me vetëm 1 votë më shumë, ndërsa Gjylametit i rezultojnë 2 vota më pak se në procesverbal.

Ky proces ka nxjerrë në pah mangësi serioze në integritetin e numërimit, duke rritur kërkesat për transparencë dhe hetim të thelluar për rastet e manipulimit të votave brenda të njëjtës listë.