Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është drejtuar Gjykatës së Fierit me një kërkesë për lirim me kusht, pasi ka përmbushur 2/3 e dënimit me burg. Seanca është caktuar për ditën e sotme në orën 13:00, por vetë Salianji nuk do të jetë i pranishëm në sallë; ai do të përfaqësohet nga avokati i tij, Ledio Braho.
Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej 27 shtatorit 2024, kur vendimi për 1 vit burg për akuzën e “kallëzimit të rremë” në çështjen “Babale” u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe u konfirmua më pas edhe nga Gjykata e Lartë. Ai dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar vendimin si të motivuar politikisht dhe kanë paralajmëruar se do ta ankimojnë në Strasburg. Kjo është tentativa e radhës për lirim me kusht nga ana e Salianjit, ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës në orët në vijim.
Në sfondin e kësaj çështjeje, nuk kanë munguar as zërat për jetën private të ish-deputetit demokrat ashtu siç është përfolur dhe më herët. Prej kohësh është aluduar për një lidhje mes Salianjit dhe ish-deputetes Grida Duma, ndonëse kjo e fundit është shprehur publikisht: “Ervin Salianji është bashkudhëtari im.” Tashmë, me një vendim të mundshëm për lirim nga burgu, pritjes së Gridës po i vjen fundi, dhe për pak kohë, Salianji mund të jetë jashtë hekurave.
Kujtojmë se pak kohë më parë, ish-bashkëshorti i Grida Dumës ndërroi jetë, por reagimi i saj për këtë ngjarje mungoi plotësisht në publik një fakt që ngjalli vëmendje dhe interpretime të ndryshme në opinionin mediatik. Tani, sytë janë tek vendimi i gjykatës, që mund t’i japë një kthesë të re jo vetëm çështjes ligjore të Salianjit, por edhe spekulimeve që e ndjekin atë në planin personal.