FLASH :

Kërkon lirinë me kusht: Sot seanca vendimtare për Ervin Salianjin në Gjykatën e Fierit

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon sot lirinë me kusht, në një seancë që zhvillohet në Gjykatën e Fierit në ora 13:00. Argumenti i tij bazohet në faktin që ka ezauruar 2/3 e dënimit prej 1 viti burg, me vendim të formës së prerë, nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babale”.

Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit që nga tetori i vitit të kaluar. Ai ka kundërshtuar dënimin si të motivuar politikisht dhe pretendon se materiali audio i nxjerrë në publik në 2018-tën ishte i montuar për të komprometuar vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Në mars, Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e tij kundër dënimit, ndërsa një kërkesë për pezullim të ekzekutimit të burgimit në tetor u hodh poshtë nga e njëjta instancë.

Tani, vendimi bazohet në të drejtën ligjore për lirimin me kusht, duke konsideruar që i është mbetur për të vuajtur vetëm një e treta e dënimit.

Seanca pritet të jetë vendimtare për fatin e ish-deputetit.