FLASH :

Rama akordon 570 milionë lekë për të mikluar Dumanin, por janë gati prangat për 1 tjetër ministër

Qeveria ka miratuar një rritje prej 570 milionë lekësh në buxhetin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke e çuar totalin nga më pak se 1.8 miliardë lekë në mbi 2.3 miliardë lekë. Shtesa financiare është bërë në kuadër të ndryshimeve buxhetore të datës 29 prill dhe ka për qëllim mbështetjen e funksionimit të godinës së re të SPAK, përfshirë mobilimin e zyrave, blerjen e pajisjeve elektronike dhe instalimin e paneleve diellore në tarracë.

Në një kërkesë drejtuar Ministrisë së Financave, SPAK ka theksuar se mbi 761 milionë lekë janë të nevojshme për të vënë në funksion të plotë Byronë Kombëtare të Hetimit, me më shumë se 250 milionë lekë që parashikohen për infrastrukturën digjitale dhe fizike të institucionit. Rritja e buxhetit vjen në një kohë kur SPAK është nën presion të shtuar për të përballuar volumin e madh të çështjeve që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në këtë tension kanë nisur të qarkullojnë zëra për një arrestim të bujshëm që mund të ndodhë në vijim, me emra duke përfshirë Taulant Ballën dhe figura të tjera të lidhura me dosje të ndjeshme.
Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por burime nga brenda institucioneve ligjzbatuese thonë se “koha e fakteve po afron”. A do të jetë Balla objektiv i radhës i SPAK, apo dikush tjetër nga lart?