Flamurtari ka zyrtarizuar sot afrimin e futbollistit të ri, William Baeten, i cili do të veshë fanellën kuqezi në sezonin e ri futbollistik. Sulmuesi anësor belg, 28 vjeç, i lindur më 7 shkurt 1997, vjen në Vlorë pas eksperiencës së fundit në kampionatin rumun me klubin FCSB.
Me shpejtësi, teknikë dhe eksperiencë ndërkombëtare, Baeten pritet të sjellë frymë të re në repartin ofensiv të Flamurtarit, i cili këtë sezon ka synime të qarta për të bërë hapin e madh në elitën e futbollit shqiptar.
Klubi vlonjat e ka prezantuar zyrtarisht në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një përforcim me peshë, që do të ndihmojë ekipin në realizimin e objektivave të vendosur për sezonin 2025-2026.
🔴⚫ Mirësevjen në Vlorë, William! Flamurtari nisi zyrtarisht ndërtimin e skuadrës për një sezon ambicioz!