Azdren Llullaku është zyrtarisht pa ekip nga dje. 37-vjeçari e ka mbyllur përfundimisht me Gloria Bistrita në ligën e dytë rumune.
Ish-futbollisti i Kombëtares mund të jetë duke i dhënë kështu fund karrierës në futbollin e luajtur. Me përfaqësuesen kuqezi numëronte pesë paraqitje në kualifikueset për Botërorin e Rusisë në vitin 2018.
Llullaku ka një karrierë të pasur, që nisi në Itali. Sandona, Virtus Entela, Sutirol, Tobol Kostanay, Kjarlins Muzane, CSMS Iasi, Soligorsk, Astana, Keahlaul, San Dona, Astra Giurgiu, Konkordia, Gloria Bistrita dhe Gaz Metan janë klubet ku kontribuoi. Me këto të fundit numëroi më tepër ndeshje
Te Gaz Metan në Rumani numëronte 120 ndeshje. Gjatë kësaj kohe shënonte 35 gola dhe asistonte 10 të tjerë duke qenë kryefjalë. Dhe pse u përfol disa herë për të luajtur në Shqipëri, asgjë nuk u konkretizua.






