FLASH :

Zyrtare/ Enea Mihaj prezantohet në SHBA, kundërshtar i Messit dhe Uzunit në MLS

Atlanta, Georgia (SHBA) – Enea Mihaj ka zgjedhur një aventurë të re në karrierën e tij, këtë herë larg Europës. Mbrojtësi i Kombëtares është prezantuar zyrtarisht më 2 korrik si futbollisti i ri i skuadrës amerikane Atlanta United.

Pas përfundimit të kontratës me Famalicao në kampionatin portugez, 26-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje tre vjeçare me klubin nga Major League Soccer, e cila do ta mbajë të lidhur me amerikanët deri në vitin 2028.

Ky transferim i jep Mihajt mundësinë të sfidojë disa nga emrat më të njohur në futbollin botëror, përfshirë Lionel Messin, i cili aktualisht është pjesë e Inter Miami. Kundërshtar i tij do jetë edhe Myrto Uzuni që bën pjesë te FC Austin.

Edhe pse kishte interesime konkrete nga klube në Itali dhe Turqi, Mihaj ka vendosur të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij në kampionatin amerikan, i njohur për zhvillimin ndërkombëtar gjithnjë e më të madh vitet e fundit.