FLASH :

Zyrtar i administratës Trump: Jill Biden mund të përballet me akuza penale për “abuzim ndaj të moshuarve” mes zbulimeve për përkeqësimin e shëndetit të presidentit

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë gjatë presidencës së Donald Trump ka sugjeruar se Jill Biden mund të përballet me akuza penale për “abuzim ndaj të moshuarve”, për shkak të rolit të saj të dyshuar në mbulimin e gjendjes shëndetësore të Joe Biden.

Abuzim ndaj të moshuarve! Akuza penale??” shkruajti Leo Terrell, zyrtar i divizionit të të drejtave civile në Departamentin e Drejtësisë, në një postim shpërthyes në rrjetet sociale.

Ai ndau gjithashtu një foto ku Dr. Jill Biden shihet e ulur në tavolinën presidenciale në bordin e avionit Air Force One, me mbishkrimin:

“Ajo e dinte për problemet shëndetësore të presidentit Biden. Por gjithsesi donte që ai të kandidonte për president. E keqe.”

Terrell, i cili është këshilltar i lartë në kabinetin e ndihmës-prokurorit të përgjithshëm dhe ish-komentator i Fox News, publikoi postimet në llogarinë e tij personale në platformën X.

Ai ndau edhe mesazhe mbështetëse që kishte marrë:

“Abuzimi ndaj të moshuarve është një formë e dhunës në familje dhe Dr. Biden ka shumë për të shpjeguar për rolin e saj në mashtrimin ndaj popullit amerikan dhe taksapaguesve,” shkruante një mbështetës, që Terrell e ripostoi.

“Unë kurrë nuk do t’i uroja Joe Biden dëm fizik, pavarësisht bindjeve të mia politike; por është e trishtueshme që vetë familja e tij komprometoi mirëqenien e tij.”

Shumica e kritikave ishin të drejtuara ndaj bashkëshortes së presidentit:

“Ekipi i tij mjekësor duhet ta kishte kapur këtë vite më parë! Turp për Jill dhe për të gjithë ata që mbyllën sytë!” – shkruante një tjetër mesazh.

“Imagjinoni një grua aq të etur për pushtet dhe të ligë, sa të çojë burrin e saj, që vuan nga demenca, drejt talljes, përqeshjes dhe poshtërimit publik.”

Një tjetër ndjekës e quante Jill Biden “e pangopur”:

“Ajo donte prestigjin. Jam i sigurt se dikush e pagoi mirë – një fond i fshehtë. Dikush e dinte që do të mund të kontrollonte vendimet, ndoshta edhe një ‘mandat i tretë’.”

Akuza pas diagnostikimit të beftë të kancerit

Postimi i Terrell vjen në vazhdën e zbulesës tronditëse të dielën se presidenti Biden vuan nga kanceri i prostatës i përhapur (metastatik) – çka shkaktoi dyshime të reja te mbështetësit e Trump për një mbulim të qëllimshëm të së vërtetës nga familja presidenciale.

Të hënën, Donald Trump Jr. ngriti akuza serioze për mbulim zyrtar nga familja Biden:

“Dua të di si nuk e vuri re Dr. Jill Biden kancerin në fazën e pestë të përhapur? Apo është edhe ky një tjetër mbulim??” – shkroi ai në platformën X.

Ai citoi edhe një doktor, duke thënë se kanceri i prostatës është i lehtë për t’u diagnostikuar dhe se zakonisht duhen 5 deri në 7 vite për t’u përhapur, duke lënë të nënkuptohet se Joe Biden ka qenë i sëmurë prej kohësh.

Trump Jr. gjithashtu rikujtoi një video nga viti 2022, ku Biden foli për ndotjen mjedisore dhe përfundoi me fjalët:

“Kjo është arsyeja pse unë dhe kaq shumë të tjerë që jam rritur me ta kemi kancer.”

“Joe tha se kishte kancer para 2 vitesh dhe të gjithë thanë se ishte një gafë. Kur ai kishte qartësisht demencë, të gjithë thoshin se ishte në rregull. Tani që nuk u duhet më, papritur janë të shokuar që e kanë ‘humbur nga sytë’.”