FLASH :

“Zjerm” në skenë dhe në zemra: Reagimi i Shkodra Elektronike pas suksesit në Eurovision

Pas performancës elektrizuese në finalen e Eurovision 2025 më 17 maj, përfaqësuesit e Shqipërisë, Shkodra Elektronike, kanë reaguar për herë të parë në rrjetet sociale me një mesazh që ka ngrohur zemrat e publikut.

“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?” – shkruan grupi në një postim që është shpërndarë masivisht online.

Shqipëria u rendit në vendin e 8-të nga 26 finalistë, me 218 pikë në total173 nga televotimi i publikut dhe 45 nga juritë profesionale. Një nga momentet më të veçanta ishte votimi i Francës, e cila i dha Shqipërisë 12 pikët maksimale.

Megjithatë, përtej rezultateve, Shkodra Elektronike arritën të bashkojnë një Shqipëri të tërë rreth këngës “Zjerm”, një himn modern që tashmë është kthyer në refrenin e publikut.

Ky sukses konfirmon një fakt të thjeshtë: muzika që vjen nga zemra prek zemrat, dhe këtë vit, zemra e Eurovision-it rrahu fort për Shqipërinë.