FLASH :

Zjarri në malin e Skërficës, ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

Një vatër zjarri është aktivizuar në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar përhapjen në zonat përreth, përfshirë edhe pyllin e mbrojtur të Pikës në Bashkinë Gjirokastër.

Për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonën pyjore, shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, ka ndërmarrë një ndërhyrje të koordinuar emergjente.

Operacioni ka nisur në orën 04:20 të mëngjesit, me pjesëmarrjen e 10 zjarrfikësve dhe 15 efektivëve të ushtrisë. Aktualisht, puna vijon me intensitet të lartë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth.

Njoftim mbi situatën e zjarrit në malin e Skerficës:

Zjarri në malin e Skerficës është aktivizuar dhe ndodhet aktualisht në territorin e Bashkisë Delvinë.

Për të parandaluar përhapjen e flakëve në territorin e Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e mbrojtur të Pikës, është organizuar një ndërhyrje e koordinuar.

Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të ushtrisë, ka nisur aksionin që në orët e para të mëngjesit. Nisja është bërë në orën 04:20, me 10 trupa zjarrfikës dhe 15 efektivë të ushtrisë. Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth.