Nga një raportim i ardhur në Troç, një zjarr shpërtheu pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit, pranë “Rrugës së Re”, duke rrezikuar dy automjete dhe disa banesa përreth.
Zjarri u favorizua nga era e fortë, duke përhapur flakët me shpejtësi. Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses dhe policisë ndihmoi në vënien nën kontroll të situatës.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por aktualisht flakët janë në shuarje dhe zona është stabilizuar.