Pas një nate të gjatë dhe të lodhshme duke luftuar me flakët masive, zjarrfikësit në Delvinë janë të ezauruar, por ende në krye të detyrës. Zjarri që ka përfshirë zonën ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre e pyje, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar qytetin, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Megjithë lodhjen dhe kushtet e vështira, ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit, ndërsa pritet mbështetje nga ajri për të shmangur përhapjen drejt zonave të banuara. Banorët janë paralajmëruar të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet pranë zonave të prekura.