Një zjarr i madh ka përfshirë parkimin e doganës në periferi të Patras, duke shkatërruar plotësisht 550 automjete të bllokuara nga autoritetet. Flakët nuk lanë asnjë mjet pa prekur, ndërsa dëmet llogariten në shumë milionë euro.
Mes mjeteve të djegura kishte makina, kamionë dhe mallra të bllokuara nga dogana e portit të Patras. Burime lokale raportojnë se autoritetet kanë urdhëruar hetime për të zbuluar si arritën flakët në këtë zonë pa u ndaluar nga zjarrfikësit, ndërkohë që pritet një vlerësim i detajuar i dëmeve në ditët në vijim.
Ndër automjetet e shkatërruara ndodheshin edhe kamionë pune dhe vetura për të cilat proceset gjyqësore nuk kishin përfunduar ende, çka u jep të drejtë pronarëve të kërkojnë dëmshpërblime financiare për humbjet e pësuara.

