FLASH :

Zjarr pranë Varrezave të Dëshmorëve në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit – një banor kallëzohet penalisht

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme pranë Varrezave të Dëshmorëve në Gjirokastër, duke shkaktuar alarm mes banorëve përreth. Flakët janë konstatuar rreth gjysmë ore më parë në oborrin e një banese, ku po digjeshin mbeturina në mënyrë të paligjshme.

Zjarri paraqiste rrezik për përhapje në drejtim të banesave të tjera, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të tij, duke shmangur çdo dëm material apo të lënduar. Autoritetet njoftuan se banori që kishte ndezur zjarrin në oborrin e tij është kallëzuar penalisht, pasi veprimi përbën shkelje të ligjit për mbrojtjen nga zjarri.