FLASH :

Zjarr në zonën pyjore te ‘Maja e Zezë’ në Kukës, është izoluar dhe po mbahet nën monitorim

Deri në mëngjesin e sotëm, në qarkun e Kukësit është raportuar vetëm një vatër zjarri, e cila ndodhet në zonën pyjore të Majës së Zezë, në fshatin Shëmri, Njësia Administrative Malzi.

Zjarri është izoluar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim nga strukturat e bashkisë për të siguruar shuarjen e tij të plotë.