Tre raste të zjarreve të fuqishme kanë përfshirë sipërfaqe të mbjella me ullinj dhe pemë frutore në Gramsh dhe Belsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për banorët e fshatrave Gjyralë, Fierzë dhe Lokalitet. Sipas Policisë së Elbasanit, ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur në rrethana aksidentale, por hetimet janë ende në vijim.
Në Gjyralë, shkak u bë djegia e mbetjeve urbane që solli përhapjen e flakëve në tokat e banorëve A. Ll. dhe F. B. Në Fierzë, një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga kontakti i telave me pemët çoi në djegien e ullishtes së E. I. Ndërsa në aksin Lokalitet–Belsh, një defekt elektrik në automjetin e shtetasit E. Ç. shkaktoi zjarr, që përveç dëmeve në mjet, dogji edhe pemë frutore në pronësi të M. Ç. Të gjitha rastet janë referuar për hetim në Prokurorinë e Elbasanit.