Një zjarr i rënë gjatë natës në përroin e lagjes Dunavat në Gjirokastër që përfshiu barishte të thata dhe mbeturina, rrezikoi përhapjen drejt banesave përreth.
Menjëherë në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës me efektivë të shërbimit, ndërsa për shkak të përmasave që po merrte zjarri, u kërkua ndihmë shtesë.
Me anë të ndërhyrjes së koordinuar të strukturave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan plotësisht, duke shmangur çdo dëmtim të banesave apo pasurisë materiale.

