Një banesë në fshatin Magjatë të Kuçovës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar panik mes banorëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, dy mjete të zjarrfikëses dhe shërbimi i MZSH Kuçovë ndërhynë në kohë rekord për të vënë situatën nën kontroll.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Koordinimi i shpejtë i shërbimeve të emergjencës shmangu pasojat më të rënda.
Aktualisht, autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që banorët janë këshilluar të tregojnë kujdes të shtuar për masat e sigurisë në banesat e tyre.







