Kënga “Zjarr” nga grupi Shkodra Elektronike, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2024, ka shënuar një sukses të rëndësishëm në rrjet. Ajo është renditur mes 20 performancave më të klikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube për muajin prill 2025.
Lajmi u bë i ditur nga vetë organizatorët e Eurovision-it, të cilët publikojnë çdo muaj një listë me videot më të ndjekura – përfshirë klipet zyrtare, performancat live dhe ato nga finalet kombëtare. Renditja bazohet në numrin e shikimeve brenda muajit kalendarik, duke filluar nga janari i vitit 2020.
Prilli i këtij viti rezultoi të jetë muaji i “Zjarr”-it. Me ritme elektro-folk, imazh origjinal dhe një estetikë të veçantë, performanca e Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e publikut ndërkombëtar, duke ndezur skenën dhe ekranet e miliona shikuesve.
Eurovision 2024 mbahet në Malmö të Suedisë, dhe Shqipëria synon të lërë gjurmë në skenën më të madhe muzikore të Europës.
