FLASH :

Digjet tregu në Durrës, makinat e parkuara pranë bëhen shkrumb e hi

Një zjarr ka përfshirë tregun ambulant në zonën e plazhit të Durrësit, duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, ndërsa makinat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Tregu i përfshirë nga zjarri është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror.Autoritet tashmë kanë tentuar për rreth 1 orë të shuajnë këtë zjarr por duket se e kanë shumë të vështirë.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.