FLASH :

Zjarr masiv në Tragjas, flakët rrezikojnë malin dhe stanet e bagëtive

Prej orës 15:00 të mesditës së sotme, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas, duke u përhapur me shpejtësi drejt malit. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë djegur shkurre, pemëtari dhe sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Më shumë se 25 efektivë të zjarrfikëses së Vlorës kanë ndërhyrë menjëherë për të evakuuar banorët dhe bagëtitë, pasi zona njihet për numrin e lartë të stanëve. Për fat të mirë, deri tani nuk raportohet për bagëti të djegura. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe po përfshin një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë, ndërsa terreni i thyer dhe kushtet e vështira e bëjnë ndërhyrjen nga toka tepër të komplikuar.