Dukesha e Kentit, Katharine ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, njoftoi Pallati Buckingham.
Me hidhërim të thellë, Pallati i Buckinghamit njofton vdekjen e Lartësisë së Saj Mbretërore, Dukeshës së Kentit. Lartësia e Saj Mbretërore ndërroi jetë në paqe mbrëmë në Pallatin Kensington, e rrethuar nga familja e saj. Mbreti dhe Mbretëresha dhe të gjithë anëtarët e Familjes Mbretërore i bashkohen Dukës së Kentit, fëmijëve dhe nipërve e mbesave të tij në zi për humbjen e tyre dhe kujtojnë me dashuri përkushtimin e përjetshëm të Dukeshës ndaj të gjitha organizatave me të cilat ajo ishte e lidhur, pasionin e saj për muzikën dhe empatinë e saj për të rinjtë”, thuhet në deklaratë.
Katharine ishte e martuar me Dukën e Kentit, Princin Edëard, i cili është kushëri i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II. Pas vdekjes së Elizabeth në vitin 2022, Dukesha u bë anëtarja më e vjetër e gjallë e Familjes Mbretërore britanike.
Ajo ishte një një avokate për mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve, thuhet në faqen e internetit të familjes mbretërore.