FLASH :

Zhdukja misterioze në Mat, 23-vjeçari gjendet i vdekur pas disa ditësh kërkime

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat. 23-vjeçari me iniciale R. D., është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, teksa babai i tij bëri denoncimin e zhdukjes një natë më parë. Sipas policisë, dyshohet se automjeti i tij ka rënë në liqen, por ende nuk dihet me saktësi.

Sipas informacioneve, i riu dyshohet se është rrëmbyer disa ditë më parë, ndërsa ende nuk dihet nëse është vrarë apo mbytur.

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen”.