FLASH :

Zgjidhet Kryepeshkopi i ri, At Foti Cici: U konfirmua i emëruari nga grekët!

Pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos më 25 Janar 2025 , ditën e sotme është zgjedhur Kryepeshkopi i ri Tiranës , Durrësit dhe gjithë Shqipërisë , Fortlumturi Joan Pelushi.

Por At Foti Cici një kritik i hershëm i Kishës Ortodokse Shqiptare e ka kritikuar këtë zgjedhje duke thënë:

“Lajmet greqisht dalin më para lajmeve shqip të kishës sonë kombëtare… U konfirmua i emëruari nga shteti grek. I kanë qendisur Fatmir Abedin Pelushit një biografi “bizantine” greqisht, i kanë shtuar edhe diplomë psikologjie nga Universiteti i Tiranës gjatë diktaturës, edhe pse ka mbaruar vetëm të mesmen, ngaqë në Greqi nuk është e pranueshme që kryepeshkopi të mos ketë shkollë të lartë…”

Momenti i shpalljes së kryepeshkopit është pritur me lot dhe emocion, ndërsa më 29 mars bëhet zyrtarizimi me një shërbesën e veçantë, fronëzimin.

“Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e kishës, i vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësi, i lutem Krisht themeluesit të kishës të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim. Lutem që Perëndia ta mbrojë gjithmonë Kishën tonë”, tha Imzot Joani.