FLASH :

Zgjidhet kryeparlamentari i Kosovës, uron Begaj: Bashkëpunimi politik dhe institucional të vijojë në të mirë të qytetarëve

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Kosova i hapi rrugë konstituimit të Kuvendit me zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar.

TIRANË– Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Kosova i hapi rrugë konstituimit të Kuvendit me zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar. Ndërsa e uron Bashën, presidenti Begaj thotë se bashkëpunimi politik dhe institucional duhet të vijojë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan Basha.