FLASH :

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë, pritet shkarkimi i Veliajt, Rama: Manastirliu kandidate!

Tirana do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nga Asambleja e PS në Tiranë, kryesocialsiti Edi Rama i la porosi Këshillit Bashkiak të nisë me mekanizmat për shkarkimin e Erion Veliaj, i cili prej 7 muajsh ndodhet në qeli. Rama i ka dhënë besimin Ogerta Manastirliut për të marrë drejtimin e kryeqytetit, e cila largohet nga ministria e Arsimit.

Kryeministri pritet të shpallë qeverinë e re, ndërsa po mban fjalimin ne Asamblenë e PS. Pati kritika për drejtësinë. Rama tha se drejtësia po cakton në pazar fatin e të hetuarve, por asesi nuk do nxjerrin artilerinë tonë kundër SPAK. Rama porosi Këshillit Bashkiak për ti hapur rrugën zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Rama: Ti japim besimin Ogerta Manastirliut .

Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e  Bashkisë Tiranë”, tha Rama.