PSG po mendon të “blindojë” portën, teksa ka arritur akordin me Lukas Çevalier. Siç raportohet nga L’Equipe, klubi parizien e ka identifikuar portierin e Lilë, si kandidatin ideal për të forcuar një pozicion që, pas pasigurive të fundit rreth të ardhmes së Donarumës, ka nevojë urgjente për stabilitet.
Portieri i talentuar i lindur në vitin 2001, që vjen nga një sezon i shkëlqyer me Lilë. Sipas informacioneve të mbledhura nga gazeta franceze, klubi parizien është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro, një shifër që mund të bindë drejtuesit e Lilë ta shesin gardianin e tyre.
Gjithashtu raportohet se Luis Enrike e ka kontaktuar tashmë lojtarin direkt për të shpjeguar projektin teknik, duke marrë reagime pozitive. Me sa duket, një marrëveshje paraprake kontraktuale është arritur tashmë, një shenjë se operacioni është në rrugë të mbarë.