FLASH :

Zelensky uron Ramën për rizgjedhjen si kryeministër: Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkruan në ‘X’ se së bashku me kryeministrin Edi Rama, do të çojmë përpara vlerat e përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për dy kombet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për rikonfirmimin e tij në krye të qeverisë shqiptare.

Në një postim në ‘X’, Zelensky shkruan se pret padurim që të vazhdojnë dialogun e shkëlqyer dhe të punojnë se bashku për të arritur paqe dhe siguri në Europë.

Ndërsa më tej, presidenti ukrainas i uron Ramës suksese për realizimin e planeve ambicioze për Shqipërinë dhe rrugën e saj të integrimit në BE.

“Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë.

Me padurim pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.

I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Së bashku, do të çojmë përpara vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona, në një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, shkruan Zelensky në ‘X’.