FLASH :

Zelensky: Një hap i rëndësishëm është ndërmarrë në Uashington

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shkroi në rrjete sociale pas takimeve në Shtëpinë e Bardhë se një hap i rëndësishëm është bërë në Uashington.

“Bisedime të rëndësishme u zhvilluan në Uashington… është bërë një hap i rëndësishëm, një demonstrim i unitetit të vërtetë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi ai.

Kreu i shtetit ukrainas përsëriti se “garancitë e sigurisë” janë “një çështje themelore, si pikënisje për t’i dhënë fund luftës”.

“Udhëheqësit erdhën personalisht për të mbështetur Ukrainën dhe për të diskutuar gjithçka që do të na afrojë me paqen e vërtetë, me një arkitekturë të besueshme sigurie që do të mbrojë Ukrainën dhe të gjithë Evropën. Ne vazhdojmë të punojmë, për të koordinuar veprimet tona me të gjithë aleatët që dëshirojnë ta përfundojnë luftën në një mënyrë dinjitoze. Faleminderit të gjithëve që na ndihmojnë.”, shtoi ai.