Këngëtari i me famë botërore, Justin Timberlake zbuloi se vuan nga sëmundja Lyme. artisti ka zgjedhur të mos ndalojë së performuari pavarësisht se u përball me disa probleme shëndetësore, duke përfshirë edhe bronkitin.
Këngëtari i me famë botërore, Justin Timberlake zbuloi se vuan nga sëmundja Lyme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Timberlake tha se kjo sëmundje mund të jetë lodhëse, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”, duke theksuar se sa e vështirë ishte për të që ta përballonte atë gjatë turneut.
Pavarësisht simptomave dhe vështirësive, artisti ka zgjedhur të mos ndalojë së performuari pavarësisht se u përball me disa probleme shëndetësore, duke përfshirë edhe bronkitin.
“E mendova të ndalem, por gëzimi që ndiej në skenë ia kalon stresit momental që ndjeu trupi im. Jam shumë i lumtur që vazhdova”, shtoi ai.
Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që transmetohet nga rriqrat e drerit Ixodes. Mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, probleme neurologjike, dhimbje të kyçeve dhe, në raste të rënda, dëmtime të përhershme të sistemit nervor dhe kardiovaskular.
Megjithatë, në shumicën e rasteve, sëmundja mund të trajtohet në mënyrë efektive me antibiotikë, veçanërisht nëse diagnostikohet herët.