Një operacion hetimor i shtrirë prej më shumë se 6 muajsh ka çuar në arrestimin e katër personave të dyshuar për kontrabandë bagëtish nga Greqia në Shqipëri, përmes kufirit të gjelbër. Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se aktiviteti i paligjshëm përfshinte futjen e bagëtive – kryesisht gjedhë dhe të dhirta – në territorin shqiptar, konkretisht në zonën e Devollit.
Të arrestuarit janë identifikuar si:
Baki Myrtollari
Kujtim Agolli
Demir Koritari
Ergys Lame
Sipas burimeve, pas futjes së bagëtive në territorin shqiptar, ato matrikulloheshin në mënyrë të parregullt dhe më pas therrëshin për konsum dhe tregti në tregun vendas. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dyshime të forta për bashkëpunim të mundshëm me zyrtarë apo institucione shtetërore, të cilat dyshohet se kanë mbyllur sytë përballë këtij aktiviteti kriminal.
Situata është bërë edhe më alarmante pasi janë raportuar raste të murtajës së bagëtive në disa fshatra të Devollit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.
Hetimet vijojnë në disa pista të tjera, përfshirë edhe lidhjet e autorëve të dyshuar me persona të tjerë që aktualisht ndodhen në arrest për çështje të ngjashme.
