FLASH :

Zbulohet nofka sekrete e Mbretëreshës Elizabeth: Nuk ishte “Lilibet”, por… “Jemima”

Katër vite pas ndarjes nga jeta të Lady Elizabeth Anson, është zbuluar një nga sekretet më personale që ajo ruante për Mbretëreshën Elizabeth II: një nofkë private dhe e panjohur më parë — “Jemima”. Kjo nofkë u përdor me përkëdheli gjatë viteve të fundit të jetës së monarkes nga kushërira dhe mikesha e saj më e afërt, e cila e mbështeti në periudhat më të vështira, përfshirë humbjen e nënës dhe motrës.

Zbulimi u bë nga autorja mbretërore amerikane Sally Bedell Smith përmes platformës Substack, ku ajo shkruan se Lady Elizabeth — e njohur nga miqtë si Liza — përdorte shpesh “Jemima” dhe “The Number One Lady” si forma të përzemërta për t’iu referuar Mbretëreshës. Megjithëse nuk jepet asnjë shpjegim pse u zgjodh pikërisht kjo nofkë, ajo përfaqëson një nivel të rrallë intimiteti në një familje ku gjithçka ndjek protokollin.

Mbretëresha Elizabeth II ka pasur disa nofka të tjera familjare të njohura, përfshirë “Lilibet” (emër që më vonë u përdor për vajzën e Princit Harry dhe Meghan Markle), “Gan Gan” (nga nipërit), “Cabbage”, e madje edhe “Gary” – pasi princ William, i vogël, nuk arrinte të thoshte “Granny”. Por “Jemima” ishte ndryshe – një nofkë që nuk kishte dalë kurrë në publik deri më sot, duke nxjerrë në pah një anë më njerëzore dhe të afërt të mbretëreshës më jetëgjatë në historinë britanik