FLASH :

Zbulohet kërkesa që Berisha të udhëtojë në SHBA, por nuk ka ende OK nga DASH

Zbulohet kërkesa që disa organizata shqiptare në SHBA i kanë bërë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në mënyrë që Sali Berisha të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara, edhe pse mbi të rëndon ende “non grata”, e cila është vendosur nga administrata Biden.

Kerkesa drejtuar sekretarit amerikan te shtetit Rubio qe Berisha te mund te pajisej me vize te posaçme udhetimi ne SHBA , mban firmen e 15 organizatave shqiptare ne SHBA te cilat jane edhe sponsorat e pageses 6 milione dollareshe ne emer te PD për kontraten e lobimit ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesa eshte publikuar ne faqen e departamentit amerikan te drejtesise por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Po në të njëjtën faqe vijon të jetë e publikuar edhe sanksionimi i Sali Berishës “non grata”.

Në dokument thuhet:

“Ne i kërkojmë me respekt Departamentit të Shtetit të SHBA-së të lëshojë një vizë hyrje-daljeje për Prof. Sali Berishën, duke i mundësuar atij të marrë pjesë në këto ngjarje të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Prania e tij do të përforcojë lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke çuar më tej angazhimin tonë të përbashkët ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.”

Më posht dokumenti: