FLASH :

Zbulohet emisioni që do të moderojë Egli Tako në Top Channel

Në videon zyrtare të Top Channel dhe programit “E Diell”, është zbuluar emisioni për të cilin Egli Tako është caktuar si moderatore.

Emisioni quhet “Yes Day” dhe koncepti duket të jetë organizimi i lojërave dhe sfidave mes fëmijëve dhe prindërve të tyre. Përballjet mes familjeve do të rezultojnë një një familje triumfuese, e cila do të përfitojë një udhëtim në Disneyland.

Duke gjykuar nga emri dhe fakti që në video Egli u bindet vendimeve të fëmijëve për të ngrënë akullore me ketchup apo për të veshur një kostum kllouni, emisioni duket të jetë frymëzuar nga filmi amerikan i vitit 2021 me të njëjtin emër, “Yes Day”.

Në film, prindërit e tre fëmijëve që ndiheshin sikur u thoshin “jo” tërë kohës fëmijëve të tyre, vendosin t’u japin atyre një “Yes Day”, pra një ditë “po”-je, ku të vegjlit e tyre bëjnë rregullat dhe ata duhet t’u binden.