Të 14 doganierët e arrestuar në doganën e Qafë Botës, mes tyre 7 burra dhe 7 gra, po dalin sot para prokurorit kompetent në Igumenicë, nën akuza të rënda për ryshfet, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Arrestimet u kryen pas një hetimi të gjatë nga autoritetet greke, të cilët zbuluan një skemë të mirëorganizuar lehtësimi kalimesh në këmbim të pagesave nga rrjete të paligjshme.
Skandali ka sjellë edhe pezullimin e punës në pikën kufitare me Shqipërinë, duke shkaktuar radhë të gjata dhe bllokim të udhëtarëve. Autoritetet pritet të japin detaje të reja pas përfundimit të marrjes në pyetje dhe verifikimeve zyrtare.







