FLASH :

Zbulohen sekretet e dobësimit drastik të Khloé Kardashian: humbi 18 kg pa përdorur Ozempic dhe shfaq trupin e ri me bikini

Khloé Kardashian çoi fansat në çmenduri me një foto në bikini që publikoi në Instagram të hënën, ku tregoi barkun e rrafshët dhe format e tonifikuara, duke veshur një palë bikini me motive qershie dhe bordurë të kuqe.

Biznesmenja 40-vjeçare, e cila ka deklaruar se ky dekadë do të jetë më e mira e jetës së saj, duket në formën më të mirë të saj  por si ia doli?

Nëna e dy fëmijëve  vajzës True (7 vjeç) dhe djalit Tatum (2 vjeç), nga lidhja me Tristan Thompson  e lidh suksesin e saj me palestrën dhe ndryshimin e stilit të jetesës. Ajo i tha revistës Bustle se divorci i vështirë me Lamar Odom në vitin 2013 ishte pika e kthesës që e shtyu drejt transformimit.

Si pjesë e klanit Kardashian-Jenner, Khloé është e përkushtuar të nisë ditën shumë herët, duke u ushtruar në orën 5:30 të mëngjesit, pesë ditë në javë.

Ajo ka mohuar vazhdimisht që të ketë kryer ndërhyrje kirurgjikale ose të ketë përdorur barna për humbje peshe, ndonëse ka pranuar më parë se “do të kishte dashur të kishte marrë Ozempic kur ishte më e shëndoshë.”

Gjatë më shumë se 10 viteve të saj në rrugën e dobësimit, Khloé ka ndarë këshillat dhe truket që i kanë sjellë rezultate.

Ushtrimet: 5 ditë në javë

Khloé shpesh ndan rutinën e saj të ushtrimeve në rrjete sociale, shpesh bashkë me motrën e saj më të madhe, Kim Kardashian. Në serinë The Kardashians në Disney+, ato shihen duke u stërvitur me një trajner personal.

Khloé zakonisht ushtron katër ditë në javë në palestër me trajnerin dhe një ditë të pestë ia dedikon kardios ose pilatesit. Me një gjatësi prej 1.78 metra, ajo është më e gjata nga motrat Kardashian dhe aktualisht peshon vetëm 56 kg.

Në një intervistë me markën Fabletics, ajo tha: “Bëj stërvitje me qarkullim me intervale kardio, kështu që pulsi im gjithmonë ngrihet dhe bie sërish.”

Pas lindjes së vajzës së saj True, Khloé kishte frikë se nuk do të mund të humbiste kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë, pasi kishte qenë “mbipeshë gjatë pjesës më të madhe të jetës”.

Në podcastin SHE MD, ajo tha:

“Kam qenë mbipeshë për pjesën më të madhe të jetës. Zoti im, udhëtimi im për të humbur peshë… më ka marrë vite. Kam qenë gjithmonë e mbushur  atletike. Kam luajtur gjithmonë sporte. Thjesht nuk kam qenë kurrë në formë.

Kur linda peshova 204 paund (rreth 92 kg) dhe mendova: ‘Si do ta bëj këtë sërish?’ Sepse herën e parë më mori vite.”

Me “ta bëj sërish”, ajo nënkuptonte të humbte peshën.

“Por për shkak se tashmë kisha të gjitha mjetet në ‘kutinë time të veglave’, e dija çfarë të bëja dhe në fakt humba peshën e shtatzënisë shumë më shpejt se sa kisha humbur më parë kilogramët e zakonshëm të trupit tim.”

Khloé ka arritur të transformojë trupin dhe mendjen e saj falë një sërë “ndryshimesh në stilin e jetesës”  përfshirë konsumimin e shtatë vakteve në ditë.

Ylli i reality-show-t tregoi: “Do të thoja, për shembull, hiqja pijet me gaz. Pak nga pak, fillova të heq disa gjëra. Do ta bëja këtë për një javë dhe më pas hiqja diçka tjetër, sepse kuptova se i kisha provuar të gjitha dietat që ekzistojnë kur isha më e re.”

Nutricionisti i Khloé-s, Dr. Philip Goglia, ka ndarë më parë për revistën Vogue se çfarë ha motra më e vogël Kardashian gjatë një dite për të qëndruar në formë.