FLASH :

Zbulohen mesazhe të reja në gjyqin ndaj Diddy: Eskorta mashkull mori udhëzime për “orgjitë maratonë”

Skandali ndaj Sean ‘Diddy’ Combs thellohet. Prokurorët federalë kanë paraqitur si provë mesazhe tekstuale tronditëse midis një eskorti mashkull të quajtur Jules dhe një personi të identifikuar vetëm si “device owner” – i përshkruar si bashkëpunëtor i Diddy-t – që përshkruajnë organizimin e udhëtimit për në një prej të ashtuquajturave “freak-offs” të shumta-ditore.

Në mesazhet e datës 26 gusht 2009, “device owner” i ofron Jules-it një udhëtim të menjëhershëm nga Los Anxhelosi në New York, me pagesë të plotë dhe një “bakshish” shtesë për shkak të kërkesës në minutën e fundit. Jules pranon menjëherë dhe merr detajet e fluturimit nga LAX drejt JFK me Virgin America.

Një ditë më pas, sapo mbërrin në hotel, Jules njofton se është gati, dhe i kërkohet të paraqitet në dhomën 4901. Pas disa orësh, Jules kërkon një fluturim kthimi por i kërkohet të qëndrojë edhe një orë tjetër. Ai përgjigjet me një batutë:

“S’kam fjetur prej dy ditësh… ju jeni si lepujt, lol.”

Në vijim, në dhjetor 2009, mesazhet tregojnë se Jules kërkon të ndërtojë një alibi për të mashtruar të dashurën e tij, duke i kërkuar “device owner” të dërgojë një mesazh të rremë për t’i treguar partneres se ai do ishte diku tjetër.

In messages dated on August 26, 2009, the Diddy associate known only as 'device owner' asked Jules if he wanted to fly from Los Angeles to New York City for the freak-off.

“Mund të më dërgosh një mesazh që thotë se do jeni diku tjetër këtë fundjavë, që t’ia tregoj asaj?” – i shkruan ai më 8 dhjetor. Pas përgjigjes, Jules thotë: “Funksionoi.”

Në të gjitha mesazhet, ngjarjet nuk quhen “orgji”, por përshkruhen si “party”.

Akuzat ndaj Diddy: trafik seksual, dhunë dhe drogë

Sean Combs, 55 vjeç, po gjykohet për konspiracion kriminal, trafik seksual, si dhe transport për qëllime prostitucioni. Sipas prokurorëve, ai ka organizuar festa të dhunshme seksuale me përdorim droge, ku viktimat janë detyruar të marrin pjesë nën presion psikologjik dhe fizik.

Në një ditë tjetër të rëndë për mbrojtjen, prokurorët paraqitën një koleksion fotosh nga bastisja e FBI-së në mars 2024 në vilën e Diddy-t në Holmby Hills, Los Angeles. Midis provave u gjetën:

  • Armë të fuqishme automatike
  • Pako me ketaminë
  • Qindra shishe me vaj foshnjash dhe lubrifikantë të vendosura si në ekspozitë

Avokati i tij mbrojtës, Marc Agnifilo, u përpoq ta relativizonte situatën, duke thënë se “Diddy blen me shumicë si çdo amerikan tjetër” dhe se të gjitha aktet seksuale kanë qenë konsensuale.

Por me publikimin e këtyre mesazheve, presioni mbi ish-mogulin e muzikës rritet gjithnjë e më shumë, ndërsa juria po përgatitet të shqyrtojë qindra prova që përfshijnë dëshmi, fotografi dhe korrespondencë private.

In subsequent text messages between Jules and 'device owner' in December 2009, Jules appears to be trying to set up an alibi for himself so his girlfriend wouldn't find out about his alleged activities with Diddy