FLASH :

Zbardhet vrasja në Durrës, në pranga dy persona, një tjetër në kërkim: Dyshohet për rrjet kontrabande dhe vrasjesh të porositura

Policia e Durrësit ka finalizuar hetimet për vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja, ngjarje e ndodhur më 20 maj në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar. Në pranga kanë përfunduar Erion Ndoni, 36 vjeç, dhe Klodian Berisha, 35 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi, 33 vjeç. Të tre dyshohet se kanë kontrabanduar dy automjete tip “Seat”, një prej të cilëve u përdor në atentatin ndaj Dedjas.

Sipas Policisë, në total janë pesë shtetas të identifikuar si të përfshirë në këtë vrasje. Dy prej tyre, E. N., 44 vjeç nga Rrashbulli dhe M. D., 46 vjeç me shtetësi marokene, u shpallën në kërkim dy ditë pas ngjarjes për “Sigurim të kushteve për vrasje” dhe “Trafikim të mjeteve motorike”. Të tre të kërkuarit rezultojnë jashtë vendit dhe po vijon puna me partnerët ndërkombëtarë për arrestimin e tyre.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kishte planifikuar edhe një tjetër atentat, për të cilin ishte kontrabanduar një automjet tjetër tashmë i sekuestruar nga policia. Vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.