FLASH :

Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan/ Dyshohet se u inskenua nga pronarët e apartamentit, ja çfarë zbuluan hetuesit

Shpërthim i fuqishëm në mesnatë në Elbasan ka shkaktuar panik te banorët e lagjes “Partizani”. Lidhur me ngjarjen Policia ka reaguar me një njoftim për media, ku bën të ditur se

shpërthimi është shkaktuar nga një sasi e vogël eksplozivi që ishte vendosur pranë banesës së shtetasit A. P. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërkohë që policia po heton për gjetjen e autorëve të vendosjes së tritolit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Detaje të reja dalin nga ngjarja e ndodhur në Elbasan, ku ndodhi një shpërthim me tritol. Burime nga policia bëjnë të ditur se është zbardhur dinamika e ngjarjes dhe se dyshohet të jetë inskenuar nga pronarët e apartamentit.

Familjarët që posedojnë apartamentin para hyrjes të cilit shpërtheu lëndë plasëse gjatë natës, sipas informacioneve paraprake rezulton se një pjesë të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.

‘BW’ shkruan se ata shkojnë shpesh në të njëjtin shtet të Europës, pasi largohen nga Shqipëria.

Mbrëmjen e djeshme ata dyshohet se kanë inskenuar në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit, shpërthimin me lëndë plasëse.

Policia dhe prokuroria kanë arritur ta zbardhin plotësisht ngjarjen dhe kanë dokumentuar prova dhe dëshmitë që e vërtetojnë këtë version.